Një nga ankesat më të mëdha për të pajisjen e popullarizuar iPhone vazhdon të jetë mungesa e profileve Bluetooth.
Bluetooth në iPhone mund të përdoret vetëm për të pranuar thirrje, derisa përdoruesit madje as nuk mund të dëgjojnë muzikë me anë të lidhjes Bluetooth.
Edhe pse nga kompania Apple nuk do të ketë një aplikacion i cili së shpejti do tu mundësojë përdoruesve të iPhone të përdorin këto profile, iBluetooth, një aplikacion i zhvilluar nga ekipi i iSpazio, së shpejti do të jetë në dispozicion nëpërmes menaxhuesit të instalimeve Cydia.
Mbetet të kuptohet nëse aplikacioni mbështet jo vetëm transferimin e dosjeve apo edhe profileve tjera! Aplikacioni ende nuk është komplet, prandaj na duhet të presim për të parë të gjitha tiparet e plota.