Qëkur ka dalë modeli Megane i ri, adhuruesit e shpejtësisë me padurim po e presin edhe formën Renault Sport.
Nëse mund t’i besohet portalit automobilistik britanik Autocar, pritjeve shpejt mund tu vjen fundi sepse Renault është duke përgatitur Megane RS për panairin e automjeteve i cili mbahet gjatë muajit mars të këtij viti.
Automjeti do të duhej që për fillim të shfaqet në formën kupe me tri dyer, mirëpo supozohet se francezët planifikojnë ta shesin në versionin hatchback me pesë dyer.
Nga pikëpamja vizuale automjeti do të pasurohet me shumë detaje nga koncepti Megane Trophy i cili është paraqitur në panairin e automjeteve në Paris.
Supozohet se atë do ta vë në lëvizje motori i njëjtë dylitërsh me turbo-mbushës dhe katër cilindra si në serinë e mëhershme të Megane R26, mirëpo i përpunuar për të zhvilluar 250 KF.
Me marshin joautomatik prej gjashtë shpejtësish automjeti deri në njëqind kilometra në orë do të duhej të arrijë për gjashtë sekonda si dhe të arrijë shpejtësinë maksimale prej 250 km/h.