Kompania e automobilave KIA ka lansuar projektin e saj më të ri të makinës “Borrego 2009”.
Kjo makinë ka katëër dyer, zë shtatë pasagjer dhe ka karakteristika të makinave sportive.
Motori i saj ka 276 kuaj fuqi dhe harxhon 12 litra në 100 km.
Ka pesë shpejtësi dhe liron normalisht gazra, kurse me porosi motori i saj mund të rritet deri në 337 kuaj.
Borrego është makinë e projektuar dhe e dalë në treg gjatë këtij viti dhe kushton nga 24 640 deri në 30 410 dollarë.