Në mëngjesin e ditës së djeshme kompania Accer ka prezantuar modelin e ri të monitorit Full HD të koduar me emrin H233H.
Monitori ka rezolucion prej 23 inçësh me kënd të dukshmërisë prej 160°, rezolucion prej 1080p (1920 x 1080) 75Hz, kontrast dinamik me 40000:1 dhe opsione tjera të avancuara.
Fuqia e pamjes është 300 cd, ndërsa për konektim përdoret D-Sub, DVI dhe HDMI.
Bashkë me monitorin jepen edhe dy ‘speaker’ të integruar me fuqi të zërit deri në 1.5W. Monitori shitet në treg me një çmim prej 300$.