Kompania LG në tregun lokal, atë korean, ka paraqitur dy televizorë plazma HDTV me shenjat dalluese 42PQ60D e 50PQ60D.
I pari prej tyre në ekranin e vet me diagonale prej 42 inçësh është i aftë të paraqes fotografinë me 600 Hz që do të eliminojë të gjitha gjërat e padëshiruara në fotografinë në lëvizje. Modeli më i madh me diagonale prej 50 inçësh sjell kontrast prej 1.000.000.000:1.
Të dy modelet janë pajisur me qasje USB për riprodhimin e dosjeve WMV e DivX, kanë sensor të integruar të ndriçimit ambiental dhe rregullim automatik të shfaqjes së fotografisë, derisa me trashësi nuk e kalojnë gjerësinë prej 8 centimetrash.
Përveç se janë ekonomikë, falë rregullimit automatik të fortësisë së ndriçimit në prapavijë në krahasim me HDTV-të tjerë mesatarë plazma, ata kursejnë edhe deri në 60% të energjisë.
Çmimet e paralajmëruara për tregun korean janë 1.000 dollarë për version 42 inçësh dhe 1.460 dollarë për atë prej 50 inç. Se a do të paraqiten këta televizorë në tregjet tjera të botës, përfshirë edhe tonin, ende mbetet e panjohur