Po afrohet momenti kur SSD-të e kapacitetit të madh nuk do të janë lajme dhe në tërësi të zëvendësojnë disqet e forta si medium kryesor për ruajtjen e të dhënave në kompjuterë. SSD-ja e kapacitetit prej 1 TB është një hap i parë në këtë drejtim.
Kompania pureSilicon në panairin CES (Consumer Electronics Show) ka paraqitur 1TB Nitro, diskun e parë në botë SSD me dy inç e gjysmë dhe kapacitet prej një terabajt. Performansat i ka solide edhe pse jo më të shpejtat në treg: bartja e të dhënave kryhet me shpejtësinë maksimale prej 300 MB/s.
Pajisja vjen me kapacitete prej 32 GB deri në 512 GB, mirëpo nuk është i dedikuar për përdorim shtëpiak, por më tepër si zgjidhje e efektshme energjetike për serverë dhe super-kompjuterë. Megjithatë, është mirë të shihet se si SSD-të po i arrijnë disqet e forta; edhe kur çmimi të jetë i krahasueshëm me ta, disqet e forta sigurisht do t’i takojnë së kaluarës