Në panairin e elektronikës shpenzues CES, i cili u mbyll para pak kohe, kompania LG ka paraqitur telefonin e ri LG KC910 Renoir i cili përmban një kamerë jashtëzakonisht të mirë.
Telefoni po ashtu posedon ekran prej tre inçësh me rezolucion 400 x 240 piksela, i cili ofron fotografi të pastër të ngjyrave.
Ajo që e dallon celularin LG KC910 Renoir është kamera prej 8 megapikselash, me një softuer i cili mund të menaxhohet lehtë dhe një varg opsionesh shtesë si geotagging, detektimin e vijave të fytyrës, si dhe një numër të madh të opsioneve për riprodhimin e përmbajtjeve me shpejtësi prej 120 kornizash në sekondë.
LG Renoir veçmë mund të gjendet në shitje në tregun e Evropës me çmim prej 450 eurosh.