Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


..::The Blody Kings::..
 
ForumForum  ..::TBK::....::TBK::..  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LekBajraktari
Web Master
Web Master
LekBajraktari


Numri i postimeve : 312
Age : 29
Registration date : 12/12/2008

Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian Empty
MesazhTitulli: Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian   Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian EmptyThu Jan 29, 2009 6:38 pm

Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian F.0128141750237_m
Opel në panairin e automjeteve të Gjenevës do të paraqes automjetin e parë elektrik - Ampera.
Opel ka paralajmëruar se emri i automjetit të tij revolucionar elektrik do të jetë Ampera. Automjeti me katër ulëse dhe pesë dyer, Opel Ampera do t’i paraqitet publikut në panairin e sivjetmë të automjeteve në Gjenevë, i cili mbahet nga 5 deri më 15 mars.

“Me Amperan Opel do të jetë prodhuesi i parë evropian i automjeteve i cili blerësve të vet do tu ofrojë disa qindra kilometra të vozitjes së vazhdueshme me rrymë”, ka thënë Alain Visser, drejtor i marketingut të General Motors (GM) për Evropë.
Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian Ampera
Teknologjia revolucionare e GM për motorizim elektrik e quajtur Voltec dallohet nga sistemet tjera të avancuara të motorëve. Për distanca më të vogla, deri në 60 kilometra, Ampera do të përdorë ekskluzivisht baterinë litium-jon e cila mbushet nëpërmes spinës së rëndomtë prej 230 voltësh. Derisa, për vozitje më të gjata automjeti do të vazhdojë me rrymën të cilën do ta gjenerojë motori i vogël me djegie të brendshme.

Ampera do të jetë automjet ideal për shumicën e evropianëve, sa për shembull, rreth 80 për qind e vozitësve në Gjermani brenda ditës kalojnë më pak se 50 kilometra largësi.

Informata shtesë për Opel Ampera do të na bëhen të njohura më 3 mars në panairin e automjeteve të Gjenevës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://2D1A.li
 
Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Opel Ampera automjeti i parë elektrik evropian
» Laptopi i parë 13.3 inçësh nga HP
» Prodhohet automobili i parë fluturues
» Prezantohet roboti i parë industrial kosovar
» Nesër versioni i parë zyrtar i Windows 7

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tema të lira :: Teknologji-
Kërce tek: