Gjersa Windows 7 po lëviz përmes procesit Beta, ju do të shihni një numër të ankesave që zakonisht ndahen në dy klasë.
Ato të cilat shprehin ndjenja se nuk ka ndryshuar sa duhet dhe ato që shprehen se ka ndryshuar tepër.
I njëjti problem goditi Windows Vista-në dhe ka goditur secilin sistem operativ që ka lëshuar Microsoft.
Gjersa Apple bën një punë gjerësisht më të mirë për të mbajtur këto ankesa, realiteti është se MacOS gjithashtu ngërthehet në të njëjtën fushë të ndryshimeve të pamjaftueshme për të justifikuar blerjen, por në anën tjetër pasi që nuk ka shumë dallim përsëri blerësit largohen.
Në të dy rastet e platformave më të reja si Android, webOS, MacOS për iPhone dhe Hyperspace, sugjerojnë se tregu është gati për diçka vërtetë ndryshe – diçka si në vitet e 80-ta, pak para se të paraqitej DOS dhe Windows.
Problemi me ndryshimin
Problemi me ndryshimin është se ne, si racë, nuk e dëshirojmë atë. Mendoni për këtë; ne përdorimin tastierën QWERTY, që ishte dizajnuar të jetë sa më e çrregullt, në mënyrë që tastet e makinës së shkrimit të mos ngatërroheshin.
Ky është një problem që u ndalua kur u paraqit IBM Selectric në vitin 1961.
Për më shumë se 45 vite deri më tani, ne kemi pasur mundësinë të lëvizim drejt një tastiere që është shumë më efikase, por nuk e kemi bërë këtë gjë për shkak se nuk dëshirojmë të ndryshojmë vetveten dhe nuk dëshiruam që as fëmijët tonë të ndryshojnë.
Por kjo lloj situate mund të na drejtojë drejt një kërcimi të madh në treg, por vetëm atëherë nëse ne jemi të gatshëm që të pranojmë një ndryshim që thjesht duket sikur diçka e re dhe jo ashtu sikur dikush po përzien diçka me gjërat që jemi mësuar t’i kemi. Në përgjithësi veturat kanë formën e njëjtë bazë, por motoçikletat mund të jenë shumë më ndryshe.
Interfejsi tek një smartphone filloi të dukej ngjashëm me Windows, por tregu nuk u pajtua me qasjen e tillë dhe Apple shfaqi diçka shumë më ndryshe – dhe në vend se të fyheshin e shaheshin se janë ndryshe, ata u ngritën në qiell për atë që bënë. Arsyet për të dyja rastet janë se ne nuk mendojmë aq shumë për motoçikletat dhe pajisjet smartphone ashtu si mendojmë për vetura apo PC, gjersa secila prej tyre mund të përdoret në vend të kundër pjesëve.
Kur ekonomia po luan një kartë të egër me përshpejtimin apo me parandalimin e këtij ndryshimi (ende herët për të ra në përfundim), mendoj se ne jemi afër një ngjarje të madhe teknologjike.
Nëse Windows 7 është i mirë sa duhet, mund t’i ofrojë Microsoft-it pakëz kohë, por unë përdora fjalën “mund” si këshillim dhe me një fjalë kësi lloj ngatërrese ende nuk kam parë në tregun teknologjik.
Dy versione të Windows-it?
Nëse mendoni për këtë gjë, atëherë Apple do të ju sugjerojë diçka duke pasur parasysh se ka dy versione të MacOS, megjithëse mendohem nëse e kuptojnë vërtetë se çfarë do të thotë kjo: një version është për PC që trajtojnë të kaluarën dhe një tjetër është në iPhone që po trajton të ardhmen.
Ashtu sikur kishin mundësi të adoptohen me nevojat e tregut të pajisjeve smartphone, ata përsëri mund të bëjnë të njëjtën gjë me tregun që po afrohet – dhe sigurisht që do të duhet të përballen edhe me konkurrentët Google e Android.
Kur përballemi me një ngjarje të ngjashme, IBM ndihmoi në lindjen e PC-së dhe bëri partneritet me Microsoft për të siguruar se IBM do të mbetej i fuqishëm. Një Bill Gates i ri, apo siç thuhet në këtë ngjarje, trajtoi IBM-in si të paditur dhe u nda nga kompania, kështu që IBM la biznesin e PC-së.
Microsoft është në skaj të një ngjarjeje të ngjashme, dhe gjersa Google po luan rolin e një Microsoft-i të ri, ndenja se Microsoft është i paditur po shëtitet nëpër kampusin e Google edhe pse dy kompanitë kurrë nuk kanë pasur partneritet.
Kjo më sjellë përballë idesë me dy versione të Windows, një të drejtuar kah e ardhmja dhe një drejt së kaluarës.
Do të shohim nëse dituria e Microsoft mbi historinë do t’iu mundësojë atyre të evitojnë fatin e njëjtë që e pati IBM.
Deri më tani, pothuajse është bërë një javë që kur kamë futur në shfrytëzim Windows 7 dhe jam i impresionuar me të, por për këtë do të flasim më vonë.
Dihet se ne jemi duke iu afruar një ndryshimi të madh dhe pyetja e vetme që mbetet është se cila kompani do të jetë në fund të këtij ndryshimi.