Sipas asaj që shkruan mikrosoftashi Brandon LeBlanc, në blogun zyrtar
të kompanisë, korporata Microsoft do të heq limitin e shkarkimeve, që
deri më tani ishte 2.5 milion njëkohësisht. Ky limit ishte aplikuar
deri më tani në serverët e Microsoftit e do të hiqet deri më 24 janar.
Shkaku
i heqjes së limitit, është lëshimi zyrtar i versionit BETA të sistemit
të ri operativ Windows 7. Deri më 24 janar, të gjithë të interesuarit
mund të shkarkojnë për testim, sistemin e ri operativ.