Dihet data e daljes në treg, të Nokia N97
Shitësit “online” kanë filluar të marrin porosi për modelin më të ri të Nokia N97, pasi që tani kanë datën e saktë të daljes së këtij modeli në treg.
Njëkohësisht, ky telefon është ndër top-modelet e Nokia’s në kategorinë e smartphone’ëve.
Telefoni do të jetë në tregun evropian nga data 31 Mars, dhe do të shitet me çmim prej 540€ ose 720$, dhe përveç këtij lajmi, çmimi i telefonit është pak më i lirë seç ishte paralajmëruar më herët e që thuhej të kushtonte hiç më pak se 550€.
Deri më tani, çmimi i një telefoni të tillë nuk ka qenë më i ulët, mirëpo ne si shkak mund ta konsiderojmë krizën financiare në botë.
Telefonin mund të porosisni përmes faqes Play.com