Nokia ka paralajmëruar modelet e reja klasike, përkatësisht modelet 2700 classic, 6303 classic dhe 6700 classic.
Nuk bëhet fjalë për telefona inovativ, por për modele më dizajn dhe formulë klasike. Nokia 2700 për kah çmimi është mjaft i arritshëm ndërsa edhe funksionet nuk i ka aq bazike.
Rezolucioni i ekranit është 240 x 320 pikselë edhe në këtë model, mirëpo teknologjia e këtij modeli ende i përket 2.5G’së.
Kjo do të thotë se të dhënat në këtë telefon do të barten përmes protokolit EDGE. Telefoni përmban radio, MP3 dhe video player ndërsa çmimi me të cilin telefoni do të prezantohet në treg do të jetë 65€, para taksave.
Njëri ndër modelet e Nokia’s që ka zgjatur më së shumti është Nokia 6300. Ky model është në shitje që nga viti 2006, ndërsa ky telefon ende paraqitet si pajisje që ofron zgjidhje për komunikim.
Edhe modeli i rifreskuar Nokia 6303 nuk ndryshon shumë nga formula e mëparshme, vetëm se ky model ka kamerë më të mirë prej 3,15 megapikselave.
Specifikat tjera janë identike me ato të Nokia 6300. Çmimi i këtij modeli është 135€ para taksave.
Dizajni i këtij telefoni mobil është shumë i ngjashëm me atë të 6303, ndërsa në këtë model ,konsumatorët do të mund të gjejnë teknologjinë 3G dhe HSDPA për bartjen e të dhënave.
Kamera digjitale është përforcuar në 5 megapikselë, së bashku me pranuesin për GPS. Çmimi për këtë model është 235 €.