Toshiba ka rifreskuar netbook-un e vet me emrin NB100. Risi në ofertë është SSD-ja prej 64-gigabajt në vend të disqeve klasike me pllaka rrotulluese të cilët janë paraqitje më e shpeshtë në botën e netbook-ëve.
Modeli i ri bart shenjën dalluese NB100HF. Shfrytëzimi i SSD-së me shpejtësi të rritur të qasjes së dhënave sjell dhe periudhë më të madhe të autonomisë – kohëzgjatje të baterisë së deklaruar në pesë orë. Në vend të sistemit operativ Windows XP i cili është ofruar deri më tani në këtë netbook, tani e tutje ata do të pajisen me Vista Home Basic.
Modeli i dytë në ofertë bart shenjën dalluese NB100H, e në vend të SSD-së vjen me disk të fortë prej 160 gigabajt. Ky version i laptopit shitet me Windows XP Home, përderisa kohëzgjatja e baterisë thuhet të jetë 3.7 orë.
Specifikat tjera janë identike. Është integruar procesori 1.6 GHz Atom N270 nga Intel, një gigabajt të memories punuese dhe ekran me rezolucion 1.024 x 600 piksela me ndriçim LED të prapavijës. Dimensionet i ka me përmasa prej 225 x 190. 5 x 29.5-33 milimetra, derisa peshon një kilogram.
Çmimet ende nuk janë bërë të njohura për publikun.