Seria Dynabook e prodhuesit japonez Toshiba është më e pasur edhe për një njësi të laptopit miniatural – modelin me shenjën Dynabook NX.
Tregu japonez tashmë e ka mundësinë të blejë laptopin e vogël nga Toshiba, e kur do të paraqitet në pjesën tjetër të botës, na mbetet e panjohur.
Sido që të jetë Dynabook NX është paraqitur në tri variante të ngjyrave – të zezë të ndritshme, të bardhë dhe rozë, derisa shitet me diskun shtesë SSD (solid-state drive) me kapacitet prej 128 GB. Bashkë me këtë hapësirë për të dhëna laptopët e rinj nga Toshiba shiten edhe me disqe të forta klasike me kapacitet prej 160 GB apo 250 GB, 3 GB memorie punuese, derisa përgjegjës është procesori Core 2 Duo SU9300.
Dynabook NX përmban ekran WXGA me diagonale prej 12.1 inç, e as çmimi i kësaj pajisje nuk dihet.