Kompania Panasonic kohëve të fundit ka qenë bukur aktive në fushën e fotoaparateve digjitale dhe si rrjedhojë ka prodhuar katër modele kompakte të tyre.
Në segmentin më të ulët Panasonic ka paraqitur fotoaparatet kompakte DMC-FS6 dhe DMC-FS7. Që të dy posedojnë objektiv të katërfishtë (4 x Zoom) i cili niset në 33 milimetra largësi, stabilizim elektronik të fotografisë dhe procesorin më të ri të fotografisë Venus Engine. Modeli FS6 ka çip CCD me rezolucion prej 8.1 megapiksela, derisa FS7 është me rezolucion 10.1 megapiksela.
Panasonic DMC-LS85 është fotoaparat me karakteristika si edhe DMC-FS6, me të vetmin dallim që si burim energjie përdorë bateritë AA.
Sigurisht që modeli më interesant është DMC-FS15 ultrakompakt. Në shtëpizën e dimensioneve jashtëzakonisht të vogla Panasonic ka arritur të integrojë objektivin Leica me vrimë prej 29-145 milimetras, 5 x Zoom dhe çip CCD me rezolucion prej 12.1 megapikselash.
FS15 është i mbushur me teknologji moderne për përmirësimin e kualitetit të fotografisë siç janë detektimi i fytyrës, stabilizimi i fotografisë Mega OIS dhe vendosjes automatike të komandave varësisht nga motivi i fotografimit (Intelligent Scene Selector).
Mbi të gjitha FS15 incizon video materiale në rezolucion high definition - HD.