Është e njohur se Motorola qe një kohë të gjatë gjindet në gjendje të
palakmueshme. Sipas thashethemeve të fundit, nga burimet e afërta me
kompaninë, gjendja po bëhet alarmante. Pas largimeve të mëhershme të
punëtorëve, këtë javë pritet të ketë largime të reja, që do t'i godasim
gjysmën e të punësuarve, në sektorin e celularëve të Motorola-s.
Gjithashtu
do të zvogëlohet edhe paraqitja e celularëve të rinj, në vetëm 12 në
vit, derisa sektori i smartphone do të orientohet në Android. Qerekun e
fundit fiskal, Motorola e mbylli me humbje që arrijnë në 400 milion
dollar. Në sektoret e tjera të kompanisë nuk do të ketë largime
punëtorësh.