Kompania amerikane Motorola ka paraqitur telefonin e ri të mençur me emrin Motosurf A3100.
Telefoni posedon ekran QVGA të ndjeshëm në prekje me madhësi prej 2.8 inçësh, i cili ofron rezolucion prej 240 x 320 pikselash, nëpërmes të cilit është mundësuar shfletimi i lehtë i internetit dhe fotografive.
Motosurf A3100 ka mbështetje për quad-band GSM (850/900/1800/1900MHz) dhe tri-band UMTS (850/1900/2100MHz), si dhe për lidhjet e shpejta HSPA e Wi-Fi. Në të gjenden edhe mbështetjet për Bluetooth 2.0 dhe mundësia për dëgjuese stereo pa tela.
Kamera prej 3 megapikselash me autofokus gjithashtu është e pranishme, derisa të gjitha dosjet e regjistruara mund t’i vendosni në kartelën microSD.
Telefoni punon me sistemin operativ Windows Mobile 6.1 Professional, e posedon edhe shfletues e internetit Opera si dhe klient për YouTube.
Motorola Motosurf A3100 në treg do të gjendet gjatë tremujorit të këtij viti, me çmim tani për tani të panjohur.