Pas një varg skicash dhe paralajmërimeve, më fund e kemi pritur edhe heqjen e perdes nga koncepti i Audi A7 të cilin në Ingolstadt e thërrasin Sportback.
Emri Sportback, siç ka sqaruar drejtori i Audit, Rupert Stadler, vjen shkaku i linjës “fastback” të cilës i është nënshtruar pjesa e prapme e cila bën që kjo limuzinë të duket më shumë si kupe sportive.
Theksin e përmendur të dizajnit Audi planifikon ta bartë në tërë serinë e saj, duke filluar nga modeli A5 Sportback, më vonë gjatë këtij viti.
Nën kapakun e konceptit Sportback gjendet motori trelitërsh V6 me 225 KF i cili automjetit falë marshit S-Tronic automatik prej shtatë shpejtësish i mundëson kalimin e njëqind kilometrave me shpenzim mesatar prej gjashtë litrash