Porsche sot ka publikuar fotografitë e para të modelit 911 GT3 të avancuar. Siç edhe është mundur të pritet, ka një varg risive teknike, derisa GT3 është më i fuqishëm se kurrë.
Motori atmosferik prej gjashtë cilindrash është rritur në katër litra, derisa fuqia të cilën e zhvillon po ashtu është ngritur në 435 kuaj fuqi. Këto mjaftojnë që nga vendi i nisjes deri në 100 kilometra në orë të arrijë për 4.1 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 309 km/h.
Udhëheqja me automjetin po ashtu është përmirësuar falë sistemit të modifikuar të Porsche, Stability management, e në të janë edhe disqet më të mëdha të qeramikës për frenim.
Premiera botërore e 911 GT3 të ri është paralajmëruar për panairin e automjeteve të Gjenevës i cili mbahet në muajin mars të këtij viti.