Apple, sot është shumë më tepër se prodhues kompjuteri apo softueri. Apple sot është edhe lifestyle edhe filozofi edhe shembull inovacioni
Reklama tashmë legjendare “1984” e emituar gjatë takimit të Super Bowl, me 22 janar 1984 shënoi fillimin e shitjes komerciale të kompjuterit Macintosh si dhe fillimin e depërtimit në treg të Apple.
Macintosh-i i parë u paraqit në raftet e dyqaneve vetëm 2 ditë më pas, dhe atë me çmimin prej 2495 dollarësh. Atëbotë ai vinte me RAM prej 128k, floppy drive, tastierë dhe një mi. Vetëm për disa muaj u shitën 72 mijë copë të kompjuterëve të tillë duke u zëvendësuar shpejtë me një kompjuter me hapsirë të dyfishtë.
Gjatë viteve të 90-ta, Apple ka humbur treg gjatë tërë kohës duke mos arritur të zë hapin me kompjuterët e IBM të cilët punonin me Windows, por paraqitja e papritur e iMac në vitin 1998 nënkuptoi ngritjen definitive të këtij brendi.
Apple, sot është shumë më tepër se prodhues kompjuteri apo softueri. Apple sot është edhe lifestyle edhe filozofi edhe shembull inovacioni.
Për më tepër Apple është i pathyeshëm në tregun e player’ve multimedial përmes iPod ndërsa telephoni i tyre iPhone ka marrë një pjesë të mirë të tregut të telefonave mobile.