(MIA) - Softuer ilegal shpesh instalohet në fiirma të cilët kanë deri 50 të punësuar, dhe atë në sferën e prodhimeve.
Përpos kësaj, softueri piraterik është i pranishëm edhe në firma të specializuara të cilat merren me punë të kreativitetti siç janë arkitektura, agjencitë e reklamave, dizajnerë dhe firmat inxhinierike.
Firmat prodhuese, sipas rregullit, nuk janë direkt të varura nga softueri, e shfrytëzojnë kryesisht si përkrahje për punët administrative, komunuikim përmes postës elektronike apo kontabilitet. Ata për shkak kësaj nuk i përkushtojnë rëndësi të madhe teknologjisë kompjuterike dhe të softuerit ilegal e shfrytëzojnë pa qëllim.
Si shkak i shpeshtë i piraterisë në firma të tilla është instaluar në më shumë kopje të softuerit sesa është liçenca e lejuar.
Firmat e specializuara, nga ana tjetër e shfrytëzojnë softuerin ilegal me arsye, me qëllim të kursejnë para.
Shpesh shfrytëzuasit e softuerit ilegal janë zyrat e firmës "Microsoft" dhe programi antivirus i firmës "Simantek". Në sferën e profesioneve kreative më të njohura janë softueret grafike të firmës "Adobe" dhe "Korel".