Ndikimi i lojës GTA (Grand Theft Auto) në industrinë e lojërave është i jashtëzakonshëm, pasi që të gjithë, në mënyrë të vazhdueshme po mundohen që të krijojnë një lojë të ngjashme, ose të marrin një pjesë të suksesit të lojës si franshizë.
Mbi të gjitha, Gangster 2: Kings of LA është një lojë e shkëlqyeshme e cila ju sjell ndjenjën e GTA’së dhe përmban të gjitha elementet si: gjuajtje me armë, dhunë, shpejtësi, femra të bukura etj.
Ky është rasti edhe me lojën Gangster 2: Kings of LA, prodhuesit e së cilës janë munduar që loja të mos duke pikërisht si një kopje e GTA’së. Dhe është mirë që është kështu.
Fillimin e lojës e filloni si Chico nga Meksika, i cili vjen në LA për të përmirësuar standardin e jetës dhe për tu pasuruar, dhe gjithë këtë ta bëjë përmes anëtarësimit në një grup mafioz.
Kjo nënkupton, kryerjen e “punëve” të ndryshme për familjen e tij të re, si thyerje dyqanesh, vjedhje të mëdha, vrasje dhe argëtim.
Dhe argëtimi nuk përfundon këtu. Pikërisht misioni 75 (sa kjo lojë përmban) do të ju sjell vetëm një pjesë të asaj që loja e ofron.