LekBajraktari Web Master
Numri i postimeve : 312 Age : 29 Registration date : 12/12/2008
| Titulli: Dy kartela SIM në celularin e ri të LG Fri Jan 23, 2009 12:42 am | |
| LG KS660 Për faktin se produkti më i ri i kompanisë LG është i aftë që njëkohësisht të pranojë dy kartela SIM nuk do të ishte asgjë mbresëlënëse pasi që Lindja e largët me të vërtetë është stërmbushur me këtë mundësi. Megjithatë, duke marrë parasysh se LG KS660, sipas paralajmërimeve, do të paraqitet në tregun tonë, atëherë e tërë kjo bëhet interesante. LG ka paraqitur modelin KS660 qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo vetëm këtë javë ka vendosur t’ia paraqes publikut. Pajisja është e klasës tri-band GSM/GPRS/EDGE (900/1800/1900 MHz), përmban ekran WQVGA (240×400) TFT prej tre inçësh të ndjeshëm në prekje, kamerë prej pesë megapikselash me fokus automatik, blic dhe ofron mundësinë e incizimit të video materialeve, ka 8 GB të memories së integruar me mundësi të zgjerimit nëpërmes qasjes për kartelën e memories microSDHC si dhe të gjitha mundësitë tjera bazike për multimedia. | |
|