Çfarë do të kishit pasur më me qejf: disk 1.8-inçësh SSD me kapacitet 128 gigabajt apo disk të fortë 2.5 inçësh me kapacitet prej 500 gigabajt? Duke marrë parasysh se opsioni i parë sigurisht kushton më shumë, ne megjithatë do të vendosnim për opsionin e dytë më joshës.
Disqet SSD ngadalë po i zëvendësojnë ata të fortë, por kjo në fakt nënkupton se tani shpaguhet të blihen pikërisht të fundit.
Shembull i mirë është edhe seria e re e pajisjeve për ruajtje të dhënave nga kompania Transcend: në të gjenden SSD-të mobil me diagonale prej 1.8 inçësh me kapacitet prej 32, 64 e 128 GB si dhe disku i fortë me diagonale 2.5 inç dhe kapacitet prej 500 GB.
Çmimi tani për tani nuk është bërë i njohur, mirëpo jemi të sigurt se disku i fortë i madh do të jetë më i lirë se cilido SSD më i thjeshtë, derisa dallimi në madhësinë fizike megjithatë për shumicën nuk është edhe aq e parëndësishme. Megjithatë, vendimi është i juaji, e ju vendosni.