Njësia e parë serike e të shumëpriturit Ford Focus RS ka dalë ditë më parë nga shiriti prodhues i fabrikës në Gjermani.
Me motor 2.5 litërsh turbo-benzinë, Focus zhvillon rrafsh 300 kuaj fuqi së bashku me momentin më të madh rrotullues prej 440 Nm.
Automjeti sportiv nga prodhuesi Ford shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë e arrin për 5.9 sekonda derisa ajo maksimale e tij është 263 km/h.
Shitja në Evropë nis në fillim të muajit mars, derisa pritjet janë që më shumti të shitet në Gjermani dhe Zvicër.