LekBajraktari Web Master
Numri i postimeve : 312 Age : 29 Registration date : 12/12/2008
| Titulli: Virusi i Obamas sërish vërshon internetin Thu Jan 22, 2009 12:52 am | |
| Tre milionë e gjysmë kompjuterë të infektuar brenda vetëm 24 orëve, është rezultati i vërshimit të virusit të ri kompjuterik, i cili për herë të parë është paraqitur në muajin tetor të vitit të kaluar. Në fund të vitit të kaluar virusi i cili për shpërndarjen e vet përdorë porositë me e-mail, gjoja që lidhen me kryetarin e sapozgjedhur amerikan, ka filluar sulmin e tij në kompjuterët e përdoruesve në mbarë botën. Ekspertët e sigurisë kanë arritur që ta detektojnë me sukses dhe të përditësojnë mekanizmat e tyre kundër viruseve, mirëpo tani ai është paraqitur sërish, por me emër të ri. Siç raportojnë ekspertët e kompanisë F-Secure, virusi kompjuterik Conficker është paraqitur sërish, mirëpo tani bart emrin Downadup. Krimbi fshihet prapa lidhjeve të internetit të përfshira në porositë me e-mail, të cilët gjoja ridrejton në faqet zyrtare të presidentit të ri amerikan, Barack Obama. | |
|