Kthe Facebook në gjuhën shqipe
Të gjithë të pasionuarve të Facebook me siguri që do t’ju bëhet qejfi.
Duke lundruar në Facebook gjeta një mënyrë me bërë atë në gjuhën Shqipe. Tani gjuha është 90% e mbaruar edhe nëse doni mund të ndihmoni në mbarimin total të saj.
Pak a shumë funksionon kështu. Përkthyes të ndryshëm (për Shqip 525) mblidhen edhe përkthejnë frazat e Facebook. Mbasi mbaron përkthimi kalohet në votimin e gjuhës. E mbasi ka kaluar edhe votimi me sukses atëherë publikohet e mund të zgjidhet nga çdokush. Por edhe tani në fazën jo përfundimtare është shumë i bukur e të bëhet qejfi kur e shef.
Që të aktivizosh gjuhën shqipe duhet një kleçkë e vogël. Edhe unë po jua tregoj sesi behet edhe shpresoj t’ia dilni mbare.
Hyni me llogarinë tuaj në Facebook edhe shkruani në Broswer ose klikoni këtë link:
https://www.facebook.com/translations/Ky aplikacion përdoret nga përkthyesit me përkthyer një gjuhë. Ju duhet ta pranoni aplikacionin në mënyrë që ta përdorni.
Më pas keni një vend aty që quhet Translation Links edhe një drop down menu. Hapeni menynë edhe kërkoni ku është gjuha SHQIP.