Asus në panairin e elektronikës shpenzuese CES 2009 ka paraqitur tastierën Eee me komponente të integruara kompjuterike dhe ekran LCD. Kompania e përshkruan tastierën Eee si një kompjuter të plotë të dizajnuar për përdorim në lidhje me një pajisje tjetër.
Në paketën e rëndë diç më pak se 1 kilogram kemi tastierën e plotë të madhësisë standarde, ekran të plotë LCD prej 5 inçësh i ndjeshëm në prekje si dhe kompjuter të plotë me procesor 1.6 GHz Atom nga kompania Intel, një gigabajt të memories DDR2 dhe diskun SSD me kapacitet prej 16 apo 32 GB.
Tastierën është e mundshme ta lidhni në forma të ndryshme duke marrë parasysh se ka të integruar Wi-Fi, Bluetooth, USB, VGA e madje edhe dalje HDMI.
Tani për tani nuk është i njohur çmimi, e ajo që dihet është se në treg do të gjendet për tre deri në gjashtë muaj, së paku sipas shefit të kompanisë Asus, Johnny Shih.