Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


..::The Blody Kings::..
 
ForumForum  ..::TBK::....::TBK::..  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hakerët prishin faqen e NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dukK!!
Moderators
Moderators
dukK!!


Numri i postimeve : 83
Age : 29
Registration date : 12/12/2008

Hakerët prishin faqen e NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane Empty
MesazhTitulli: Hakerët prishin faqen e NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane   Hakerët prishin faqen e NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane EmptyWed Jan 14, 2009 12:48 pm

Në mbështetje të Palestinës, hakerët kanë vazhduar me prishjen e ueb faqeve. Kësaj radhe në shënjestër kanë qenë ueb faqet shumë të rëndësishme si ato të Ushtrisë Amerikane dhe ajo e NATO-s. Sipas Zone-H, sulmet e së enjtes arritën t'i prishin ueb faqet e Ushtrisë Amerikane në Uashington si dhe ueb faqen Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Faqja e NATO-s është kthyer sërish në përdorim online, por faqet e Ushtrisë Amerikane mbeten akoma të prishura (të paktën deri të premten në mëngjes).
Hakerët prishin faqen e NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane Attachment
Në ueb faqet e prishura të ruajtura nga Google, ndër të tjera shkruante: "Izrael dhe SHBA, ndalni sulmet në Palestinë!" "Ju jeni popuj të mallkuar" dhe "Një ditë, ne muslimanët do ta pastrojmë botën prej jush" - janë komentet tjera të shkruara në këto ueb faqe. Por NATO nuk u është përgjigjur menjëherë këtyre komenteve. Ndërkohë jo të gjitha ueb faqet e Ushtrisë Amerikane janë prekur nga këto sulme.

Duke përdorur atë që është e njohur si "SQL injection attack", hakerët po ashtu e kanë prishur edhe ueb faqen e Shtabit të Forcave të Bashkuara të Regjionit Kryesor Nacional. Kështu të paktën pohon Gary Warner, Drejtor i Hulumtimeve dhe Shkencave Kompjuterike në Universitein e Alabamas në Birmingham. Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane nuk ishte në gjendje të jepte koment për këto sulme.

Të gjitha këto sulme janë të lidhura me një grup të hakerëve turq të quajtur Agd_Scorp / Peace Crew (Brigada e paqes).
"Gjatë muajve të fundit, ky grup ka prishur një numër të madh të ueb faqeve, e ndër to edhe ueb faqet e Microsoft në Kanadë, Irlandë e Kinë, shell, Universitetit të Harvardit si dhe Federatës së Basketbollit të Amerikës" - pohoi Warner. Ai po ashtu shkruan se grupi tani quan veten Brigada e Paqes.
Pas rritjes së tensioneve në Gaza, shumë grupe të hakerëve nga vende si Marroko, Turqia dhe Irani kanë shkatërruar me mijëra ueb faqe. Vala e fundit e sulmeve ndaj ueb faqeve është koncentruar kryesisht në ueb faqet izraelite të lajmeve si Ynetnews.com./pcworld.al/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hakerët prishin faqen e NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tema të lira :: Teknologji-
Kërce tek: