Ne Britanine e Madhe ka nisur nje lufte e vertete kunder televizoreve plazma. Konsumojne teper energji, kater here me shume se tv-te e zakonshem.
Sipas dy kerkimeve shkencore, keta lloj televizoresh se bashku me motorin e kerkimit Google ka rezultuar se ndotin ambientin.
Cdo kerkim ne Google prodhon 7 gram dioksid karboni, duke cuar ne rritjen e temperatures se planetit. Qeveria e Gordon Brown ka vendosur te luftoje tv-te qe konsumojne shume energji, ndersa BE po analizon detajet e nje rregulloreje te re, qe do te detyroje respektimin e disa standardeve minimale per te gjithe televizoret, me qellim qe te perdoren ata qe kursejne energji.
Plani merr si shembull masat e hyra ne fuqi ne Europe per frigoriferet dhe pajisje te tjera elektrike, qe te kursehet energji. Alex Wissner-Gross, kerkues ne universitetin e Harvardit eshte i bindur se cdo kerkim ne kompjuter ka nje impakt ne mjedis.
Perdorimi vetem i nje faqeje interneti prodhon 0, 02 gram dioksid karboni per sekonde dhe kjo shifer rritet nese faqja ka edhe foto, apo pamje filmike.
Nje studim i meparshem ne SHBA kishte treguar se teknologjia e informacionit shkakton leshimin e 2 perqind te gazit karbonik, ose e njejta perqindje qe shkaktohet nga aviacioni civil