Inxhinierët e NASA-s bëjnë të ditur se kanë përgatitur “automobilin e parë fluturues” dhe se ai është i gatshëm që të testohet në fluturimin e tij. I cilësuar si automobili i parë fluturues në botë, "Terrafugia Transition" do të testohet në muajin e ardhshëm. Automobili në fjalë ka një kapacitet për dy persona dhe vetëm brenda 15 sekondash mund të kthehet në avion.
Zyrtarët e NASA-s bëjnë të ditur se për 18 muajt në vazhdim, Terrafugia Transition do të prezantohet nëpër “Showroom-et” botërore.
Pronari i kompanisë Terrafugia me qendër në Masssachusetts, Carl Dietrich, shprehet se makina në fjalë është e përmasave të tilla që mund të mbahet në çfarëdo lloj garazhi normal. Ajo është një shembull i parë i këtij lloji dhe punon me benzinë, vijon ai.
Shpejtësia maksimale me të cilën mund të udhëtojë Terrafugia Transition është 180 kilometër në orë, ndërkohë që me serbatorin e mbushur plotë mund të përshkojë plot 750 kilometër