LekBajraktari Web Master
Numri i postimeve : 312 Age : 29 Registration date : 12/12/2008
| Titulli: Dy celularë të rinj nga Sony Ericsson Tue Jan 13, 2009 2:10 am | |
| Prodhuesi japonezo-suedez në panairin e elektronikës shpenzuese CES ka paraqitur dy celularë të rinj të klasës së mesme. Modeli W508 është pjesëtar i pajisjeve të serisë Walkman. Bëhet fjalë për telefonin celular 3G të pajisur me mundësitë standarde të Sony Ericsson Walkman siç janë “sens me”, krijimi i listave sipas dëshirës së përdoruesit, , “track ID”, emërimi i këngës e cila aktualisht është në radio, kontrolli “shake”, kalimi i këngës me anë të dridhjes së telefonit etj. Risi në këtë model është mundësia e ndryshimit të maskave e emërtuar “style up”, nga të cilat një shtesë do të vjen me telefonin e blerë, derisa tjerat përdoruesit do të mund t’i blejnë më pas. Sony Ericsson C510 është telefon/fotoaparat celular, për të cilën gjë flet edhe vet emri Cybershot. Kamera me rezolucion 3.2 megapiksela do të mund të përpunojë fotografi të shkëlqyera sepse Sony Ericsson e ka plotësuar atë me teknologjitë siç janë “smile shutter” e “face detection”. Njëra njeh fytyrën e personit të fotografuar dhe fokuson në të, derisa tjetra mundëson fotografimin në momentin që personi të buzëqesh. Teknologjia “smile shutter” do të jetë e zbatuar për herë të parë në modelin C510. | |
|