Ajo që është paralajmëruar edhe është realizuar, ekrani OLED i lakueshëm dhe i ndjeshëm në prekje i cili bartet rreth dorës i është paraqitur publikut të gjerë.
Ashtu siç kanë paralajmëruar që një kohë të gjatë, kompania Universal Display ka paraqitur teknologjinë e saj më të re në panairin teknologjik CES. Bëhet fjalë për ekranin prej 4 inçësh i cili bartet rreth nyjës së dorës, sikur ora, i cili është i dedikuar për ushtrinë, por edhe për James Bondin.
Kompania Universal Display që një kohë të gjatë bashkëpunon me Ministrinë amerikane të Mbrojtjes për të cilën ka dizajnuar dhe prodhuar... e kemi frikë veç të paramendojmë të gjitha ato gjëra që i kanë bërë. Përveç me ekranin e lakueshëm të paraqitur në CES, Universal Display është duke tentuar t’i afrohet publikut të gjerë dhe paralajmëron se ky ekran i lakueshëm i dorës OLED mund të ketë një varg mundësish.
Vet krijuesit e këtij ekrani besojnë se kjo do të mund të ishte pajisja e radhës komunikuese me teknologjinë 3G, HSDPA dhe të gjitha teknologjitë tjera përkatëse.
Ekrani është prodhuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur LG.