E si mund të shkruash këngën", i tha 100 vite më parë Tunçi Dhaskal Todrit. E si mund ta mbash telefonin në xhep, pyesin 30 vjet më parë banorët e tokës njëri-tjetrin. Por ja që sot, aparati i celular na është bërë njësoj si shpretka, mëlçia, veshka. Të dhënat e Shërbimit Sekret Amerikan, CIA, tregojnë se shqiptarët hyjnë ndër popujt të cilët vuajnë nga mania e teknologjisë. Kështu edhe pse jemi 3.6 milionë banorë, një në dy shqiptarë ka një celular. Një shifër e tillë mund të duket normale, nëse nuk marrim parasysh të ardhurat për frymë dhe zhvillimin ekonomik. Ndërkohë vende që mbahen për një zhvillim më të madh, kanë një numër më të ulët të përdorimit të celularëve. Gazeta "Tirana Observer" boton të dhënat e nxjerra nga faqja e internet Fact Book të CIA-s për vitin 2007.
Celularomania
Hon Kongu, sipas të dhënave të Fact Book, është vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve. Me një popullsi prej 6.9 milionë banorë, ajo ka një numër celularësh në përdorim prej 9.3 milionë. Ndërkohë që surpriza qëndron dhe në vendet që janë më afër Shqipërisë. Bullgaria, me një popullsi prej 7.3 milionë banorësh, ka më shumë celularë në përdorim. Çdo shtetas i Bullgarisë ka 1.01 celularë në përdorim. Po ashtu dhe Greqia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, më shumë celularë në përdorim sesa numri i banorëve. 10.7 milionë banorët e shtetit helen kanë në përdorim 11 milionë celularë. Ndoshta CIA ka llogaritur në këtë shifër dhe celularët e rreth 200 mijë shqiptarëve që jetojnë atje. Edhe Italia ka një numër më të madh të celularëve në përdorim se sa numri i banorëve. Kështu, nga 58.1 milionë italianë, në qarkullim janë 71.5 milionë celularë. Ndërkohë edhe Gjermania, me një popullsi prej 82.4 milionë banorësh, ka në përdorim 84.3 milionë celularë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një popullsi prej 301 milionë banorësh, kanë në përdorim 233 milionë celularë.
Danimarka hyn te shtetet që kanë një zhvillim të lartë ekonomik, çka duket edhe te numri i celularëve në përdorim. Me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka në përdorim një shifër prej 5.8 milionë celularësh.
Shqipëria
Popullsia
3.600.523
Celular:
1.53 milion
Maqedonia
Popullsia
2,055,915
Celular
1.417 milion
Austria
Popullsia
8,199,783
Celular
9.255 milion
Bullgaria
Popullsia
7,322,858
Celular
8.253 milion
Popullsia
22,276,056
Celularw nw përdorim
13.354 million
Kroacia
Popullsia
4,493,312
Celular
4.47 milion
Serbia
Popullsia
10,150,265
Celular
6.644 milion
Sllovenia
Popullsia
2,009,245
Celular
1.82 milion
Greqia
Popullsia
10,706,290
Celular
11.098 milion
Gjermania
Popullsia
82,400,996
Celular
84.3 milion
Italia
Popullsia
58,147,733
Celular
71.5 milion
SHBA
Popullsia
301,139,947
Celular
233 milion
Angli
Popullsia
60,776,238
Celular
69.657 milion
Turqia
Popullsia
71,158,647
Celular
43.609 milion
Japonia
Popullsia
127,433,494
Celulare
101.7 milion
Belgjika
Popullsia
10,392,226
Celulare
9.66 milion
Rusia
Popullsia
141,377,752
Celulare
120 milionë
Portugalia
Popullsia
10,642,836
Celularë
12.226 milion
Hon Kong
Popullsia
6,980,412
Celularë
9.356 milion
Francë
Popullsia
63,713,926
Celular
53.023 milion
Danimark
Popullsia
5,468,120
Celular
5.841 milion