Një milion funte për telefon me stil!
Kompania Vertu ka përgatitur një telefon në bashkëpunim me argjendarinë parisiene Boucheron. Dëshira e dy prodhuesve ka qenë që telefoni të merr frymë me stil, por edhe të mos duket si dizajni standard për telefonat celularë.Ky model është inspiruar në diamantet e palëmuar, të cilët janë pjesë e theksuar e ofertës së Boucheron, e në krejt këtë është përshtatur mirë edhe forma V e Vertus.
Telefoni me shtëpizë ari dhe tastierë safiri, si dhe lidhje 3G, bart emrin Vertu Boucheron 150.
Në shitje do të duhej të dal së shpejti, e çmimi i vërtetë ende nuk është i njohur. Po flitet shumë për shifrën prej një milion funtesh angleze!